Në institucione edhe persona që janë ndesh me ligjin
Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 18 October 2017
Praktika e keqe që në institucionet e larta të vendit të ketë individë të dyshuar, të akuzuar apo edhe me dënime të shkallës së parë për vepra të caktuara penale, të cilët kryejnë funksionet publike, po vazhdon ende, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve në vend.
Sipas tyre, partitë politike nuk kanë marrë parasysh sugjerimet dhe rekomandimet e organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në vend, që në listat zgjedhore të mos përfshijnë personat që në çfarëdo mënyre dyshohen, akuzohen se kanë rënë ndesh me ligjin ose që janë të dënuar për një gjë të tillë.
Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se reforma zgjedhore në Kosovë është e domosdoshme, për të adresuar mjaft zbrazëtira, të cilat, sipas tij, janë në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe në ligjet tjera përcjellëse, si dhe për të siguruar një kualitet të legjislaturave që dalin nga zgjedhjet.
“Sa i përket pastrimit të listave prej kandidatëve, të cilët kanë pasur vepra penale në tri vjetët e fundit, ka pasur një interpretim të Gjykatës Supreme, që ka konstatuar që ligji është në kundërshtim me Kushtetutën, ndonëse kjo ka qenë jashtë kompetencave të kësaj gjykate që të bëj interpretimin e Kushtetutës”.
“Gjykata Kushtetuese është ajo e cila do të duhej të bënte një vlerësim të tillë. Ky moszbatim i këtyre dispozitave ligjore nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani ka bërë që në përbërjen e Parlamentit, që ka dalë prej zgjedhjeve, të ketë edhe kandidatë, të cilët nuk do të duhej të përfaqësoheshin aty”, tha Krasniqi.
Se në institucionet e larta të vendit ka pasur dhe vazhdon të ketë zyrtarë të dyshuar, me aktakuzë ose edhe me dënime të shkallës së parë për vepra penale, thotë edhe Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Por, siç thotë ai për Radion Evropa e Lirë, largimi i këtyre personave, ligjërisht është i pamundur, për shkak të standardeve të drejtësisë penale.
“Kjo ka ndodhur në Kosovë dhe është duke ndodhur. Fatkeqësisht, përmes bazës ligjore, është e pamundur që këta persona që kanë aktakuza ose janë të dënuar në shkallë të parë, të largohen, për shkak se ekziston prezumimi i pafajësisë, i cili nuk mund të shkelet, sepse është standard i drejtësisë penale. Ne si IKD, kemi rekomanduar që të gjithë këta persona që kanë aktakuza apo janë të dënuar në shkallë të parë, vet partitë politike t’i largojnë dhe t’i spastrojnë, për të dhënë shembull të qeverisjes së mirë dhe për të dhënë shpresë te qytetarët”.
Mendim të përafërt shpreh edhe Krasniqi. Por, sipas tij, është i nevojshëm një ligj i veçantë për partitë politike, i cili do të mund të garantonte një pjesëmarrje më të gjerë të anëtarëve të partive, por duke iu nënshtruar filtrave të brendshëm partiak, derisa të arrijë deri te nominimi i tyre për kandidat për Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi, shpreh mendimin se jo rrallë, imazhi i Kuvendit dhe Qeverisë është dëmtuar shkaku i personave zyrtarë brenda këtyre institucioneve, për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara, aktakuza apo dënime të shkallës së parë, për shkak të rënies ndesh me ligjin.
“Po të kishim një sistem të drejtësisë, i cili do të ishte me integritet më të lartë, vet ngritja e një aktakuze, do të duhej që deputeti, në këtë rast, të jepte dorëheqje me automatizëm, në mënyrë që t’ia lë drejtësisë që të merret në mënyrë të pandikuar me rastin. Por, duke mos pasur një sistem të drejtësisë tërësisht të pavarur dhe funksional, atëherë kjo po u jep mundësi edhe politikanëve që të mos e ndjejnë peshën e përgjegjësisë publike”.
E gjithë kjo situatë, sipas Musliut ndikon keq edhe karshi opinionit dhe vet votuesve, të cilët u kanë dhënë votat partive politike dhe përfaqësuesve të tyre.
“Kjo është një pasqyrë, një mesazh shumë i keq për qytetarët, të cilët, jo vetëm në përzgjedhjen e zyrtarëve, por po ashtu edhe në përzgjedhjen e përfaqësuesve të popullit, po dalin se janë duke bërë zgjedhje të personave që kanë probleme me ligjin dhe që, në fakt, janë pasqyra më e keqe për vet qytetarët”.
Sidoqoftë,hartimin dhe miratimin e një kodi, i cili ishte prezantuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilit, pretendohej se do t’u ndalohej pjesëmarrja në zgjedhje dhe puna në institucionet e shtetit të gjithë personave që kanë lëndë të hapura nëpër gjykata, u pamundësua nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën më 11 qershor 2017.
Të tjera
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...