Rozë

Në Instagram paraqet jetë luksi, këngëtarja shqiptare kapet mat duke blerë veshje të lira

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 06 October 2017
Ajo shpesh ka reklamuar jetë luksi nëpër rrjetet sociale.

Pushime, makina, veshje të shtrenjta ishin përcaktimet për të sa herë përmendej emri i saj.

Madje Adelina Tahiri pak kohë më parë edhe ka sqaruar në një inetrvistë të gjithë ata që mendonin se pas gjithë këtij luksi fshihej një mashkull. Tahiri ka thënë se ishte familja ajo që ia mundësonte çdo gjë.

Megjithatë edhe kjo pasuri e Adelinës  duket se ka edhe anën tjetër të medaljes. Ka qenë faqja Vipat e Bllokut që ka postuar një foto të këngëtares ku duket duke kërkuar tek bluzat që kushtojnë vetëm 8 euro.

-Advertisement-

Megjithatë këtu nuk ka asgjë të keqe, shkruan INTv.al

Pasi diçka që kushton lirë, mund të përshtatet shumë me stilin dhe gustot e tua edhe pse për pjesën më të madhe të vipa-ve kjo mbetet tabu.

Madje fotoja bie në kundërshtim edhe me atë çka Adelina ka deklaruar pak kohë më parë në një studio ku ka thënë se shpenzimet  e saj mujore kapnin shifrën 150 mijë euro.

adelina-tahiri_1

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera