Lajme

Në Helsinki promovohen libri e dokumentari i Nusret Pllanës

Autori: Islam Morina 19:47 | 27 January 2022

Në Helsinki të Finlandës, do të promovohet libri i Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”, ribotimi i shtatë i tij, e i përkthyer në shtatë gjuhë të ndryshme, si dhe filmi dokumentar “Kush i vret fëmijët”, shkruan Gazeta Infokus.

Ky promovim do të bëhet të shtunën e 5 shkurtit në orën 14:00 deri në orën 15:30.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Nusret Pllana, me anë të një statusi në rrjetin social facebook.

-Advertisement-

“NJOFTIM!
Promovim veprash të Nusret Pllanës në HELSINKI!
Të dashur miq,
Në Helsinki, bëjë promovimin e librit Terrori I Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999, ribotimi i shtatë i plotësuar( i përkthyer në anglisht, frengjisht, gjermanisht, japonisht, suedisht, turqisht e serbisht), dhe filmin dokumentar Kush i vret fëmijët ?!
E shtunë, 5 shkurt 2020,
0ra: 14:00 – 15:30
Adresa:
IL Gabbiano
Ratsukatu 3
02600 Espoo
Falënderoj bashkëluftëtarin tim Xhemë Nura dhe djalin e tij Omerin, si dhe bashkëatdhetarin Valon Çitaku – për përkrahjen konkrete, që ky promovim i veprave të mia publicistike e dokumentare të organizohet sa më suksesshëm në kryeqytetin e Finlandës, në Helsinki.
MIRË SE VINI! Info: +358451340442”, ka shkruar Pllana në Facebook.

Kujtojmë se Nusret Pllana është zëri emblematik i luftës çlirimtare, i cili me punën e tij, ka evidentuar në librin e tij krimet serbe gjatë një periudhe 155 vjeçare, duke bërë që zëri i viktimave shqiptare të dëgjohet në mbarë botën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera