Lajme

Në Han të Elezit qytetarët thonë se reduktimet e rrymës zgjasin me ditë

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 25 December 2021

Edhe në Han të Elezit ka reduktime të rrymës, qytetarët thonë se ato zgjasin me ditë

Sikurse në krejt qytetet tjera, edhe në Han të Elezit nuk po ka rrymë.

Megjithëse reduktimet janë paralajmëruar të zgjasin dy orë, qytetarët këtu thonë se ka më shumë se 24 orë që qëndrojnë pa rrymë.

-Advertisement-

Kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi thotë që KEDS-i duhet që së paku ta publikojë orarin e reduktimeve.

Sipas Ballazhit, për shkak të përdorimit të madh të teknologjisë këto ditë, telashet janë shtuar te qytetarët.

Nga kompania KEDS kanë njoftuar se reduktimet që po zgjasin më shumë janë si shkak i prishjes së trafove të rrymës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera