Lajme

Në hall nga hajnat, banorët e fshatit në Malishevë thonë se do të armatosen

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 08 October 2021

Rastet kur banorët e fshatit Mleqan të Malishevës janë bërë cak i vjedhjeve, tashmë janë bërë të zakonshme.Derisa të hënën plaçkitën tri shtëpi, duke marrë stoli e ari, vetëm tri ditë më pas hajat hynë sërish në këtë fshat.

Një nga banorët thonë se ata i kanë vjedhur disa krerë lopë. Banorët thonë se kanë kërkuar nga policia që të dërgojë një ekip patrullues në këtë fshat, por meqenëse ata nuk e kanë bërë këtë, banorët po thonë se po detyrohen të armatosen vetë.

“Na nuk dimë ma se çka bajmë, ne do të armatosemi. Le ta dinë stacioni i policisë, le ta dinë çdokush, shoka jem ma pa to ditë as natë nuk ka me shku dhe nuk ua dorëzoj policisë.

-Advertisement-

Le ta dinë me më vra mujnë, me ma marrë armën kurrë”, ka thënë ai për ATV.Sipas një banori, vjedhja e ndodhur mbrëmë është bërë në shenjë hakmarrje pas protestës që banorët e kishin bërë para gjykatës në Malishevë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera