Lajme

Në Hagë e vazhdon dëshminë diplomati austriak

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 29 May 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, vazhdon dëshminë e tij, dëshmitari i 68-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jan Kickert, i cilit martën e ka filluar dëshminë, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmitari Jan Kickert ka theksuar se përmes rrugëve të tyre të inteligjencës kishin kuptuar planin “Patkoi” të presidentit serb, Sllobodan Millosheviq për dëbimin e shqiptarëve nga Kosovë.

-Advertisement-

“Ne morëm vesh që forcat jugosllave do të dëbonin shqiptarët drejtë vendeve fqinje, drejtë Shqipërisë dhe Maqedonisë në formën e patkoit nga qendra drejtë periferisë dhe më pastaj drejtë vendeve fqinjëve. Unë këtë informacion e kam marrë nga atasheu ynë ushtarak”, tha dëshmitari.

Ndërsa, duke u fokusuar në periudhën e pas luftës, dëshmitarit iu vendos një video e Hashim Thaçit në të cilën thoshte se nuk do të lejojnë anarki dhe frymë të jotolerancës në Kosovë si dhe ata do të respektojnë rregullat dhe rendin demokratik.

Dëshmitari ka theksuar se ishte në dijeni për qëndrimin e Thaçit dhe politikat e tij që etnitë e tjera të jetojnë në Kosovë. Ai gjithashtu, pohoi se Thaçi kishte tentuar që të shkojë të takohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me civilët serb për t’i bindur ata që të qëndrojnë në Kosovë.

Më pas shkurtimisht, dëshmitari u mor në pyetje nga mbrojtja e Veselit, përmes avokatit Ben Emmerson i cili e pyeti lidhur me datat se kur ishte takuar diplomati amerikan me të akuzuarin gjatë periudhës së luftës.

Kurse, në pyetjet e mbrojtjes së Selimit përmes avokatit Geoffrey Robert, dëshmitari ka thënë se në vitin 1999 UÇK-ja ishte më e strukturuar se në vitin 1998.

Dëshmitari të martën e mohoj të ketë dëgjuar për formimin e Gjykatës Ushtarake në UÇK dhe obligimin e Thaçit për mbikëqyrjen e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera