Lajme

Në Greqi po vazhdon trendi i infektimeve nga COVID 19, vdesin 7 persona dhe infektohen 294 të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 12 October 2020

Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe të infektuarve në Greqi si pasojë e Civid-19. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e shëndetësisë gjatë 24 orëve e fundit  janë regjistruar 294 raste të reja, duke e çuar në 22,652 numrin total të të prekurve që nga fillimi i pandemisë.

 

 

-Advertisement-

Mësohet se ditën e sotme kanë humbur jetën edhe 7 dhe numri në total i të vdekurve ka shkuar në 456 njerëz. Po ashtu  sipas autoriteteve 91 pacientë janë në gjendje të rëndë për jetën.

Masa të reja kufizimi janë marrë nga autoritetet dhe kanë të bëjnë me kufizimin e numrit të personave që lejohen të hyjnë në restorante, muze dhe sajtet arkeologjike.

Këto kufizime do të hyjnë në fuqi nga e hëna në Athinë dhe disa rajone të tjera në vend, ku shkalla e infektimeve konsiderohet veçanërisht e lartë.

Pacolli: Dialogu që ka rifilluar ky kryeministër ilegal do t’i sjellë vendit shumë dëme e aspak dobi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera