Rozë

Në Golden Globe me akne në fytyrë

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 09 January 2018

Pasi u kritikua se nuk kishte një fytyrë perfekte kur u shfaq në 75-vjetorin e Golden Globe Awards mbrëmjen e së dielës, supermodelja Kendall Jenner ka reaguar në rrjetet sociale.

Disa nga fansat filluan duke e tallur pasi fytyra e saj ishte me akne, por 22-vjeçarja ka dhënë një mesazh për të gjithë.

Ylli i pasarelave në një postim në Twitter shkruajti: “Kurrë mos i lejoni aknet që t’ju ndalojnë.”

-Advertisement-

Ajo gjithashtu publikoi një koment të një fansi të saj që e mbështeste.

“Kendall Jenner është duke treguar fytyrën e saj me akne ndërsa duket një yll mahnitës, kjo është ajo çfarë duhet të kuptojë çdo vajzë.”

Kendall e cila ka qenë e hapur në lidhje me përpjekjet e saj për të hequr aknet, ka goditur në tapetin e kuq pavarësisht akneve të dukshme në fytyrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera