Lajme

Në gjimnazin e Vitisë mungojnë kushtet bazike, nxënësit mërdhijnë nga i ftohti

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 24 January 2020

Në gjimnazin e Vitisë, nxënësit po mbajnë mësim në kushte jo të përshtatshme.

Për shkak të vjetërsisë së objektit, ata po mërdhijnë në klasat e tyre. Të njëjtit obligohen të qëndrojnë me pallto e shalla në orët mësimore. E kjo gjë, po iu ndikon edhe në koncentrim.

Ndërkohë në DKA të Vitisë thonë se këtë vit në këtë shkollë do të investohen 800 mijë euro.

-Advertisement-

Në shkollë shkojnë me pallto.

Por, nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ato nuk po i heqin as gjatë orës së mësimit.

Bile, dikush për t’u mbrojtur nga i ftohti, orën po e mbanë edhe me dorëza.

Pavarësisht që sistemi i ngrohjes është funksional në këtë shkollë, ajo nuk po ngrohet sa duhet.

E se kjo po i pengon edhe te koncentrohen gjatë orës mësimore e thonë vetë nxënësit.

Por arsimtari i Biologjisë, Haki Azemi, thotë që temperaturat nuk janë në nivelin në të cilin duhet të anulohet mësimi.

Ndërkohë, drejtori i këtij gjimnazi, Mujë Tafa, thotë që shkolla është ndërtuar në vitet e 70-ta dhe në të është investuar disa herë.

Ndërsa janë në pritje të investimeve të reja, pasi shkolla e ka fituar një donacion në vlerë 800 mijë euro.

E në drejtorinë komunale të arsimit në Komunën e Vitisë, thonë që ankesat nga nxënësit zakonisht vijnë në fillim të javës.

Kjo për shkak të ditëve të vikendit, në të cilat rëndom nuk lëshohen nxemjet.

Por kjo gjendje, sipas saj, pritet të kalohet me investimet e planifikuara.

Në fund, Emini thotë se nga kjo shkollë nuk është lajmëruar as një defekt dhe se disa herë vetë është angazhuar që të lëshohen nxemjet gjatë vikendit në shkollat e Vitisë, që të mbahen objektet e ngrohta për të hënën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera