Në Gjilan u mbajt aktiviteti “Të gjithë jemi të barabartë” me fëmijët me nevoja të veçanta
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 17 October 2018
Federata e Futbollit e Kosovës përmes programit “Grassroots” është duke u përkujdesur për fëmijët me nevoja të veçanta me moton “Të gjithë jemi të barabartë, shkruan Gazeta inFokus.
Kështu, pas zhvillimit të aktiviteteve “Të gjithë jemi të barabartë” me fëmijët me nevoja të veçanta në Prishtinë, Kaçanik, Malishevë, Podujevë sot është mbajtur me fëmijët me nevoja të veçanta në komunën e Gjilanit.
Para fillimit të aktivitetit duke iu dëshiruar gara të suksesshme presidenti i FFK-së z. Agim Ademi tha: “ Duke ju përmbajtur plotësisht motos “Të gjithë jemi të barabartë” me përkushtim përmes programeve të veta po u kushton rëndësi e kujdes të veçantë fëmijëve me nevoja të veçanta që të ndjehen mirë dhe të barabartë me të tjerët. Ne do të vazhdojmë në tërë Kosovën të i përkrahim këta fëmijë dhe do të i shtojmë aktivitetet.
Ndërkaq. një fjalë rasti e mbajti edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu, i cili mes tjerash u shpreh:” Këta fëmijë meritojnë respektin dhe kujdesin e të gjithë neve dhe të federatës, ndërsa ne si FFK do të kërkojmë edhe më shumë fonde nga institucionet ndërkombëtare”. Aktivitetin e ndoqën edhe shumë personalitete sportive nga komuna e Gjilanit dhe Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilani.
Fëmijët nën mbikëqyrjen e trajnerëve u argëtuan me lojën e futbollit, por edhe me lojëra tjera të ndryshme. Ky aktivitet u organizua nën mbikëqyrjen e menaxheres së ‘Grassroots’-it në FFK, Sanije Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, pasi është obligim që fëmijëve me ngecje në zhvillim t’i kushtojmë vëmendje dhe t’i bëjmë që të ndihen të barabartë me fëmijët e tjerë dhe njëherësh ta kenë mundësinë që ta ndjejnë kënaqësinë që të jep loja e futbollit. Si zakonisht në fund të këtij aktiviteti dy orësh, për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua drekë e përbashkët dhe u ndanë kupa të ndryshme. /Gazeta inFokus
Të tjera
-
Arrestohet e dyshuara se tentoi të fuste dro*ë në Burgun e Dubravës
Të martën është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kis...
-
Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e K...
-
Departamenti amerikan i Shtetit: Ne sponsorizojmë me krenari rezolutën për Srebrenicën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që sponsorizojnë propozimin për ...
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...