Në Gjilan, për dy vjet ndërtohen 45 shtëpi për skamnorët
Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 08 May 2017
Komuna e Gjilanit, me përkrahje të donatorëve, kryesisht mërgimtarë, kanë arritur të ndërtojnë 45 shtëpi për familjet në nevojë, kanë meremetuar 40 shtëpi të tjera, derisa 48 familjeve po ua paguajnë qiratë sipas kërkesave të tyre.
“Nëse të gjitha këto punë i shndërrojmë në mjete materiale, i bie që Komuna së bashku me donatorët, ka investuar afro 800 mijë euro për këtë kategori”, ka thënë Hajrullahu, gjatë adresimit para gazetarëve.
Nga skema për subvencionimin e personave me probleme shëndetësore, familjarëve ose të afërmve të tyre, që lidhet me nevojën e mjekimit dhe trajtimit shëndetësor të tyre për vitin 2017, Harullahu tha se në DSHMS janë parashtruar dhe shqyrtuar 263 kërkesa, ndërsa janë referuar për Ministri të Shëndetësisë mbi 45 kërkesa, shumica absolute e tyre janë përkrahur financiarisht.
Ndërsa, sa i përket subvencionet për barna për këtë katërmujor, i pari i Shëndetësisë në Gjilan pohoi se kapin vlerën mbi 12 mijë euro, përderisa është shprehur i kënaqur që po vazhdojnë t’i subvencionojnë shoqatat me nevoja të veçanta, si “Handikos”, Shoqatën e të Verbërve, Shoqata e Shurdhmemecëve, “Pema”, OVL-UÇK e të tjera.
“Vlen të theksohet se përmes buxhetit të komunës jemi duke përkrahur financiarisht edhe 15 familje të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK dhe UÇPMB-së, në vlerën 130 euro mujore, 1950 në bazë mujore dhe 23 mijë e 600 euro në bazë vjetore”, tha Hajrullahu.
Drejtori i DSHMS në Gjilan ka shtuar se po vazhdojnë të pranojnë donacione nga shoqatat e huaja, si bie fjala për shoqatën austriake ‘Rumanien hilfe’ e cila ka mbështetur Gjilanin me mjete të ndryshme për personat me nevoja të veçanta dhe familjet në nevojë në shumën prej mbi 200 mijë euro.
“Sa i përket shërbimeve shëndetësore, QKMF dhe QMF-të janë duke kryer shërbime cilësore, me përkushtimin profesional të stafit shëndetësor”, është shprehur Hajrullahu gjatë prezantimit të punës katër mujore të kësaj drejtorie.
Të tjera
-
Dyshimet për parregullësi në gradimin e policëve, IPK krijon grup të veçantë hetimor
Pasi u raportua se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në...
-
VMRO dhe VLEN pajtohen për “shtyllat kryesore” të Qeverisë së re
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë se kanë arritu...
-
Vrἀsja e Roan Brahimit, partnerja e tij rrëfen momentet e ekzekutimit
Partnerja e Roan Brahimit, i cili u vra me armë zjarri në Athinë ditë më parë...
-
Gërvalla pas takimit me përfaqësuesit e CSU-së: Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, p...
-
Përurohet pllaka me emrin e Nënë Terezës në SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas t...
-
Kurti u përgjigjet atyre që e refuzuan për takim: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të tak...
-
Ramiz Lladrovci nga Gryka e Bunës: Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët
Gjatë fundjavës, Ramiz Lladrovci ka postuar pamje duke lundruar, me motobarkë...
-
Si tentoi gjykatësi Kryeziu ta joshte praktikanten 22-vjeçare për djalin e tij me blerje çantash
Një 22-vjeçare derisa po zhvillonte praktikën në Gjykatën Themelore në Gjilan...
-
Presidenti i Këshillit Evropian kërkon nga Izraeli të mos ndërmarrë operacione tokësore në Rafah
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka reaguar qeverisë izrael...
-
Përfundon periudha transitore për dinarin
Sot përfundon periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes...
-
Shqipëria pretendon se Rusia ia bombἀrdoi konsullatën në Ukrainë, interesohet për provat
Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatë...
-
SHBA: Izraeli ka gjasë që ka shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke përdorur armë amerikane
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten se ishte "e arsyeshme...