Lajme

Në Gjilan 19 edukatore të çerdheve private dyshohen se janë infektuar

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 15 September 2020

Në qytetin e Gjilanit 19 edukatoretë çerdheve private po dyshohet se janë infektuar me COVID-19.

Kësisoj për to po priten rezultatet nga IKSHPK, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë gjë të ditur e ka bërë i pari i Gjilanit Lutfi Haziri.

-Advertisement-

“Mostra në pritje janë 42 qytetarë dhe 19 edukatore nga çerdhet private dhe shpresojmë që edhe këto të jenë negative. Nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve në Spitalin Regjional janë gjithsej 26 pacient, të cilët konfirmohen me gjendje stabile dhe me simptoma të lehta”, tha kryetari Haziri pas mbledhjes Komisioni i  emergjencave për parandalimin e pandemisë globale në komunën e Gjilanit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera