Në Gjeodezi e Kadastër është rritur efikasiteti i punës
Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 11 July 2017
Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (KGJKP) ka miratuar raportin e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, për 6-mujorin e parë të këtij viti, të cilin e ka paraqitur drejtori Sadudin Berisha.
Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhë janë pranuar 3.182 kërkesa të ndryshme dhe 3.134 prej tyre janë kryer, ndërkaq të tjerat janë në procedurë e sipër brenda afatit ligjor. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i kërkesave është rritur për 107 lëndë, ka thënë Berisha. Sipas tij, numri i lëndëve në pritje, është zvogëluar ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar edhe te azhurnimi.
Po ashtu DKGJP ka lëshuar edhe 6.965 certifikata të pronësisë, ose 786 më shumë se në vitin paraprak, pastaj ka lëshuar 1481 kopje të planit si dhe ka kryer punë të tjera të përditshme dhe periodike sipas detyrës zyrtare dhe kërkesave të subjekteve të ndryshme komunale e qendrore.
Është kryer edhe përcaktimi i kufijve të rrugës për trotuarin në Zhegër, vendimet përfundimtare për shpronësim për shkollën fillore dhe çerdhen e fëmijëve në “Dheu i Bardhë 1”, në “Qarku-1”, regjistrimi i pronës së shpronësuar për pikën kufitare në Stançiq, sipas kërkesës së Qeverisë së Kosovës, është bërë dorëzimi i 33 dosjeve të vitit 1974, në Ministrinë e Infrastrukturës, për nevoja të shpronësimit të pronave për ndërtimin e rrugës me katër krosi Gjilan – Prishtinë, furnizimi me certifikata të pronave dhe të të dhënave grafike Ministrisë së Infrastrukturës, për nevoja të autostradës Prishtinë – Gjilan, për Zhegoc, Ponesh, Bresalc, Gjilan, Përlepnicë dhe Kmetoc.
“Në bashkëpunim me Agjencionin Kadastral të Kosovës, muajin e kaluar kemi filluar projektin e skanimit masiv dhe digjitalizimit të materialit arkivor kadastral nga viti 1999 deri në vitin 2013, që financohet nga Banka Botërore. Kemi bërë kërkesë edhe për digjitalizimin e materialit arkivor kadastral të matjeve të para gjeodezike, nga viti 1955 e deri në vitin 1974, material ky të cilin e disponon drejtoria në arkivat e veta”, ka thënë Berisha.
Përndryshe, Berisha ka thënë se në këtë periudhë kohore, Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, nga pagesat për taksa administrative për shërbimet e ofruara, ka realizuar të hyra në vlerë prej 92.139 euro.
Refik Shala, kryesues i Komitetit, ka thënë se raporti i përmban të dhënat kryesore të aktivitetit të drejtorisë për këtë periudhë dhe i ka ftuar anëtarët për miratim.
Fadil Hajdari (PDK) ka thënë se në raport është dashur të figurojnë të dhënat edhe sipas sektorëve, meqë dihet se disa prej tyre kanë më tepër punë se disa të tjerë dhe po ashtu, sipas tij, është dashur të nënvizohet edhe bashkëpunimi i mirë me Komitetin.
Kurse Sami Ahmeti e Venhar Haziri (LDK) janë interesuar rreth problemeve me stafin punues si dhe lëvizjeve që janë bërë në këtë drejtim për të plotësuar mungesat, për çka kanë marrë përgjigje nga Berisha.
KGJKP ka miratuar edhe propozimin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për ndërtimin e trafostacioneve, sipas kërkesës së KEDS-it.
Berisha ka thënë se KEDS-i ka kërkuar pronë komunale në zonën kadastrale të Zhegrës, për ndërtimin e trafostacioneve për rrjetin e ultë, meqë tensioni i rrymës, aktualisht është nën nivelin e lejuar teknik.
Berisha ka sqaruar se në rastin konkret, prona komunale jepet në shfrytëzim për 15 vjet.
Të tjera
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...