Lajme

Në Gjakovë identifikohet një lokacion i mbjellë me bimë nạrkotikẹ

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 13 September 2024

Në brezin kufitar me Shqipërinë, në një zonë të thellë malore Policia e Kosovës ka identifikuar një lokacion të mbjellë me bimë narkotike.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy parcela, në të cilën kishin qenë të mbjella 150 bimë të dyshuara narkotike.

“Pas një pune operative dhe hetimore në një zonë të thellë malore, konkretisht në brezin kufitare me Shqipërinë, ka lokalizuar vendin ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike. Njësitet e specializuara kufitare, së bashku edhe njësinë e Antidrogës në Gjakovë, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar dhe në vendin e ngjarjes i kanë gjetur dy parcela, në të cilën kishin qenë të mbjella 150 bimë të dyshuara narkotike (kanabis sativa) me gjatësi 1 deri ne 2 m”, thuhet në komunikatën e Policisë.

-Advertisement-

Policia e Kosovës po ashtu ka komunikuar edhe me Policinë e Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me të thuhet se është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka.

“Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë kryer në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është iniciuar rasti ‘Kultivim i bimëve narkotike’, është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera