Lajme

Në Gjakovë gjendet një mjet i pashpërthyer, intervenon KFOR-i

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 17 July 2024

Një qytetar nga Gjakova ka raportuar në Policinë e Kosovës, se në afërsi të një lumi në këtë qytet, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Me të marrë informacionin, njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar më pas KFOR-in, dhe njësiti për deminim i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, e ka larguar mjetin pa incidente. /Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera