Lajme

Në Fushë Kosovë shënojnë rënie PAN e LAA, Vetëvendosje dyfishohet

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 14 June 2017

Nga rezultatet e publikuara të zgjedhjeve të 11 qershorit, edhe në Komunën e Fushë Kosovës, ka pasur ndryshime të mëdha.

Është Lidhja Demokratike e Kosovës, respektivisht koalicioni LAA, e cila ka shënuar rënie në këto zgjedhje. Në vitin 2014, LDK dhe AKR kanë marrë bashkë 5167 vota, derisa në vitin 2017, ky koalicion ka marrë vetëm 4484 vota.

Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër, ka shënuar ngritje duke dalë partia e parë, nga vetëm 2236 sa kishte në vitin 2014, VV ka dyfishuar rezultat duke marrë 4484 vota.

-Advertisement-

Ndërsa, PDK, AAK-NISMA në vitin 2014 kishin 4254 vota, ndërsa në vitin 2017 koalicioni PAN ka marrë vetëm 2648 vota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera