Lajme

Në Fushë Kosovë nuk po mbahet mësimi online, kërkohet shkarkimi i drejtorit të arsimit

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 19 November 2020

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë ka kërkuar që drejtori i Arsimit në këtë komunë, Islam Shabani, të jap dorëheqje.

Sipas PDK-së  mësimi online ka 14 ditë që nuk është duke u mbajtur në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë “Mihal Grameno”

“Tash e katërmbëdhjetë ditë nuk është zhvilluar mësimi online në SHFMU ‘Mihal Grameno’ të Fushë Kosovës. Që nga mbyllja e saj për shkak të koronavirusit nuk është mbajtur asnjë orë me platformën zoom, geogle etj. ashtu siç edhe parashihet me planin e Ministrisë së Arsimit. Janë humbur plot 5200 orë mësimore gjatë kësaj periudhe. Është e papranueshme që rreth 3400 nxënës të mbesin pa mësim, shkaku i neglizhencës dhe i papërgjegjësisë së DKA-së në Fushë Kosovë, e cila nuk është në gjendje ta menaxhojë arsimin as në kushte normale. Nxënësve u është thënë vetëm ta përcjellin nga televizonet mësimin, por nuk ka pasur asnjë mbikëqyrje apo angazhim të mësimdhënësve në këtë proces”, thuhet në komunikatë

-Advertisement-

Sipas tyre DKA ka dështuar në përmbushjen e detyrave të saj, andaj drejtori i arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani, duhet të japë dorëheqje.

Ndërkaq, kanë kërkuar që sa më shpejt të fillojë mbajtja e mësimit online./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera