Lajme

Më në fund, Gjermania do të ketë qeverinë e saj

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 04 March 2018

Socialdemokratët e qendrës së majtë gjermane (SPD) kanë rënë dakord të formojnë një koalicion të madh me partinë e kancelares Angela Merkel, CDU, pas disa muaj pasigurie politike, sipas mediave gjermane.

Ka patur shume diksutime se si do te jetë qeverisja e ardhëshme por duket se Merkel ja arriti që të krijojë një bashkim forcash për të qeverisur ketë vend të fuqishem edhe për 4 vitet e ardhëshme.

Tani, votimi në Parlament do t’i hapë rrugë ndërtimit të një “koalicioni të madh” që ka qeverisur Gjermaninë që nga viti 2013, duke i dhënë kështu fund pas më shumë se katër muaj pasigurie politike në ekonominë më të madhe të Evropës.

-Advertisement-

Kancelarja Merkel do të formojë kështu qeverinë e saj të katërt.

Votimi pro nga 460,000 anëtarë të partisë i jep fund bllokimit politik në vend që prej zgjedhjeve të shtatorit.

Social-demokratët pësuan një krisje në udhëheqjen e partisë për këtë çështje, pasi udhëheqja mbështeti koalicionin, ndërsa krahu radikal i të rinjve nuk ishte dakord me këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera