Më në fund Eni Koçi zbulon të vërtetën nëse është e dashuruar!
Autori: Gazeta inFokus
19:10 | 05 July 2017
Nëse e mbani mend intervistën e Greta Koҫit pak ditë më parë në “Rudina” në Tv Klan, për pyetjen “A je e dashuruar?”, me siguri do ta kuptoni menjëherë se Eni Koҫi është motra e saj.
Diplomacinë e kanë në gjen dhe pas përgjigjes së Enit për të njëjtën pyetje, kjo nuk ka më asnjë dyshim.
Këngëtarja 21-vjeҫare ka qenë sot e ftuar në programin e pasdites për të promovuar këngën e saj më të re “Hold Up”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku, edhe pse ka vetëm pak ditë që është prezantuar. Por ditët e fundit, Eni është vënë edhe në qendër të mediave e portaleve për jetën e saj private, ndaj s’mund t’i shmangej pyetjes “A je e dashuruar?”.
Por ashtu si e motra, edhe ajo, është stërvitur tashmë për përgjigjet diplomatike: “Unë jam e dashuruar me njerëzit që më duan, me të gjithë njerëzit që kam pranë vetes, jam e dashuruar me punën dhe karrierën time. Mendoj se ҫdo njeri ndihet i dashuruar… Jam e mbushur me dashuri”, – thotë ajo dhe me kaq duket se do të mbyllë gjithҫka është komentuar e diskutuar gjatë këtyre ditëve për një lidhje të mundshme me reperin kosovar Genc Prelvukaj.
Megjithatë, meqë i jepet rasti, ka edhe një reagim për mediat rozë e portalet: “Mediat, portalet kanë terezinë e vet, i marrin gjërat si të duan, ҫdo gjë merret si e duan ta marrin, unë jam tërhequr, kam vendosur të mos merrem”, – tregon Eni, edhe pse e pranon se ka shumë raste kur është e vështirë të qëndrosh indiferente:
“Ka raste që është e vështirë, sepse të ngjisin shumë gjëra që nuk i ke. Unë nuk i marr fare për bazë derisa kam vendosur të jem pjesë e kësaj jete, por ka edhe disa portale që të vdesin e të ngjallin… Ju lutem, vetëm mos na vdisni se jemi shëndoshë e mirë…”/Revista Class/

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
































