Në fshatin Dreth dyshohet për varrezë masive, ku mund të jetë grupi intelektual i Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 26 August 2021
Në fshatin Dreth në veri të Mitrovicës dyshohet për varrezë masive, aty ka gjasa të jetë grupi intelektual i Mitrovicës.
Shumë shpejt Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës mund të fillojë gërmimet në një lokacion të ri.
Në fshatin Dreth po dyshohet për një varrezë masive. Së paku kështu thotë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.
“I kemi disa lokacione në Kosovë ku besojmë se do t’iu qasemi së shpejti. Besojmë se së shpejti do të fillojmë gërmimet në Dreth por jemi në pritje të imazheve satelitore për lokacionin e saktë pasi i kemi tri koordinata dhe na duhet edhe e katërta. Mund të supozohet se aty mund të gjendet edhe grupi i intelektualëve të Mitrovicës apo grupi i ashtuquajtur i Adem Ademit”, tha Gërxhaliu për RTK-në.
Gërxhaliu thotë se janë në pritje të imazheve edhe nga disa lokacione tjera në Serbi.
“Kemi dy pika. Një në Kozarev në afërsi të Novi Pazarit. Jemi në pritje të imazheve satelitore nga NATO dhe Amerika. Si dhe një lokacion tjetër që është një minierë thëngjilli në Shtavan, në afërsi të Stinicës”.
Gërxhaliu thotë se serbët kanë përdoruar minierat për të humbur gjurmët e krimeve, siç ishte edhe rasti me Kizhevakun apo Rudnicën.
Të tjera
-
Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenar që udhëheq vendin më demokra...
-
Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë p...
-
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e p...
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...