Lajme

Në Fier 150 gjimnazistë ngelin pa mësim, nuk kanë karrige të ulen

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 13 Shtator 2017

Shkolla filloi ditën e hënë për gjimnazet dhe shkollat 9-vjeçare, por jo të gjithë e kanë patur këtë mundësi.

Kështu, në qytetin e Fierit rreth 150 gjimazistë nga gjimnazi “Perikli Ikonomi” nuk janë ulur në bangat e shkollës pasi godina ku mësojnë nuk ka karrige.

Mësohet se godina është rikonstruktuar së fundmi, por mesa duket nuk është akoma gati të presë nxënës.

-Advertisement-

Në pamundësi për tu ulur disa prej gjimazistëve ulun në banga për të zhvilluar orën e mësimit. Po ashtu, edhe sallat e mësuesve janë të boshatisura

Shkaku mbetet i paqartë, por mendohet se bankat dhe karriget janë zhvendosur gjatë restaurimit të godinës disa muaj më parë dhe nuk dihet ku përfunduan. Nga 800 nxënës që ka gjimnazi 150 prej tyre i kanë klasat pa ndenjëse.

Drejtoria arsimore sqaroi se klasat do të kompletohen brenda pak ditësh.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy