Lajme

Në Ferizaj po dyshohet se djali vrau nënën

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 10 August 2020

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Rrustem Statovci” në Ferizaj.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe prokurori Veton Shabani, për Express, i cili ka thënë që po dyshohet se vrasja ka ndodhur brenda familjes, shkruan gazeta Infokus.

“Ka dyshime për vrasje. Mjekësia Ligjore e Ka marrë trupin e pajetë të viktimës, obduksioni do ta sqarojë situatën më detajisht. Por dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasje”, ka thënë Shabani.

-Advertisement-

Shabani ka thënë që viktima ka jetuar me djalin e saj, dhe se ai është i dyshuari kryesor, sipas informatave nga vendi i ngjarjes.

“E ndjera ka jetuar me një djalë të saj, që sipas infiormatave të para, ka të meta mendore.  Është dërguar për ekzaminim te psikiatri. I dyshuar për momentin është djali, policia e ka marrë dhe është duke u trajtuar nga psikiatri”, ka deklaruar Shabani.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Policia është në vendin e ngjarjes, jemi duke e hetuar rastin, pasi të kryhen të gjitha hetimet do të dalim me një njoftim. Për momentin rasti është “hetim i vdekjes””, ka thënë Gashi. /Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera