Lajme

Në Ferizaj dyshohet se është duke u bërë mashtrim me peshën e bukës

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 06 December 2018

Inspektorati Komunal i Ferizajt ka ndërmarr një aksion për të kontrolluar balancimin, drejtshmërinë e peshoreve në furrat e bukës që operojnë në territorin e Ferizajt.

Kjo me qëllim që të shmanget keqpërdorimi eventual në sasi produkti, përkatësisht mashtrim me masën e shprehur në gram të bukëve që shiten nga këto furra, pas ndryshimeve të fundit në tregun e shitjes së bukës në disa qendra të Kosovës.

Këto ndryshime kanë nxitur këtë iniciativë të Inspektoratit Komunal që ka rezultuar me kontrollimin e 11 furrave, me ç ‘rast për disa nga to u shqiptuan gjoba për shkakun e mungesës së dokumentacionit, gjegjësisht certifikatës së kalibrimit të peshores.

Këtij aksioni i kanë paraprirë denoncimet e qytetarëve për keqpërdorime, përkatësisht mashtrim me sasinë/masën e bukës që shitet në disa prej furrave në Ferizaj, pas ndryshimeve të fundit të çmimit në disa qendra.

Qytetarët janë ankuar se furrtarët po ulin sasinë e produktit, duke mashtruar përmes peshoreve të pa verifikuara deri më tani.

Të tjera