Lajme

“Në emër të Zotit ndaleni masakrën në Ukrainë”, mesazhi i Papa Françeskut për luftën

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 13 March 2022

Papa Françesku bëri një apel për paqe në Ukrainë gjatë lutjes së tij Engjëllit në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën, shkruan CNN, raporton Gazeta Infokus.

Gjatë kësaj lutje Papa Françesku i ka quajtur sulmet e Rusisë një “agresion të armatosur të papranueshëm” kundër Ukrainës.

“Në emër të Zotit, le të dëgjohen klithmat e atyre që vuajnë dhe le të pushojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai.

-Advertisement-

Siç raporton CNN, Papa kërkoi që sulmet të ndaleshin dhe shtoi se bombardimi i spitaleve të fëmijëve dhe shënjestrimi i civilëve në Ukrainë është “barbar” dhe pa “asnjë arsye të vlefshme strategjike”.

“Përballë barbarisë së vrasjes së fëmijëve, njerëzve të pafajshëm dhe civilëve të pambrojtur, nuk ka arsye strategjike për t’u besuar. Gjithçka që nevojitet është të ndalet agresioni i armatosur i papranueshëm përpara se të reduktojë qytetet në varrezat”, tha Papa./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera