Lajme

Ne duam të shmangim një luftë me Rusinë, thotë shefi i Mbrojtjes së Britanisë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 06 March 2022

Mbretëria e Bashkuar i detyrohet popullit të Ukrainës, Evropës dhe botës që të sigurohet që lufta në Ukrainë të mos përshkallëzohet, është shprehur për BBC shefi i shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin.

Ai thotë se “gjëja e fundit që duam” është një luftë midis NATO-s dhe Rusisë, ndërsa pranon se ukrainasit po përballen me një situatë “të tmerrshme”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, ka shprehur zemërimin që NATO – aleanca perëndimore e mbrojtjes, pjesë e së cilës është edhe Mbretëria e Bashkuar – po refuzon të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi hapësirën ajrore të Ukrainës që do të pengonte Rusinë të kryente sulme ajrore.

-Advertisement-

Kjo do ta vendoste aleancën në luftime të drejtpërdrejta me forcat ruse.

Por Sir Toni thotë se pushtimi nuk po shkon mirë për Rusinë dhe ai ka besim se përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar është e drejtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera