Lajme

“Ne duam ta shohim Kosovën në BE. Ne duam ta shohim Kosovën në NATO” – Mesazhi i ambasadorit Jeffrey Hovenier

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 13 August 2024

Pas intervistës së dhënë për Radio Evropa e Lirë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka publikuar një mesazh në rrjetet e tyre sociale.

“Ne duam ta shohim Kosovën në BE. Ne duam ta shohim Kosovën në NATO”, është mesazhi kryesor nga intervista e cila është publikuar në profilet e ambasadës.

“Rruga për ta arritur këtë është duke bashkëpunuar me ne me partnerët tanë evropian, me liderët e BE-së, me liderët e NATO-s. Ne pajtohemi se kjo është e vështirë. Ne pajtohemi se janë disa gjëra të vështira në agjendë, por ne gjithashtu mendojmë se ne kemi një sistem dhe proces që ta ndihmojmë Kosovën që të përparoj”, theksohet në deklaratën e ambasadorit Hovenier.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera