Lajme

Në Drenas zbulohen shtatorët e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 28 November 2019

Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Drenas do të bëhet zbulimi i shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

Zbulimi i shtatoreve bëhet për nder të festave të Nëntorit dhe zhvillohet në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, duke filluar nga ora 12:00.

Po ashtu, për nder të festës së 28 Nëntorit dhe zbulimit të shtatoreve, po sot në Drenas do të mbahet seancë e përbashkët solemne e Komunës së Drenasit dhe Skenderajt.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera