Lajme

Në drejtim të Policisë së Kosovës u shkrepën 26 plumba, detaje për aksionin në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 24 May 2022

Policia e Kosovës njofton për gjetjen dhe konfiskimin e 26 gëzhojave në Izvor të Zveçanit, aty ku dje u zbulua një laborator i drogës.

Sipas policisë në drejtim të zyrtarëve policorë kanë shtënë persona të panjohur.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka të lënduar, e as nuk njoftohet për ndonjë të arrestuar.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TE PERGJITHSHEM /Fsh. Izvor, Zveçn,  23.05.2022-13:50. Derisa njësitë policore ishin në kryerje të detyrës, të dyshuar të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtimi të zyrtarëve policor. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.

Në Izvor policia gjeti një laborator të drogës, në të cilin ndodheshin rreth 11 mijë fije marihuanë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar Sveçla.

Ministri Sveçla shkruante se policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga ky laborator i drogës:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera