Lajme

Gecaj tallet me Sherifin ,e krahason me mushkonja

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 20 August 2019

 

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka ironizuar me akuzat që Bilall Sherifi i Nismës, ia ka bërë partisë së tij.

Gecaj ka thënë se në ditën ndërkombëtare të mushkonjave, LDK-së i vjen një pickim nga Bilall Sherifi.

-Advertisement-

Gecaj e ka marrur për shkas një intervistë të Sherifit, në titullin e së cilës thuhet se “Sherifi flet para takimit Limaj – Haradinaj, thumbon LDK-në, s’përmend vija të kuqe ndaj PDK-së”.

Sot, në ditën ndërkombëtare të mushkonjave, LDK-së i vjen një pickim nga Bilall Sherifi!

“Sherifi flet para takimit Limaj – Haradinaj, thumbon LDK-në, s’përmend vija të kuqe ndaj PDK-së”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera