Lajme

Në ditën ndërkombëtare të medias fillon punën Instituti për Komunikim të Avancuar “Publico”

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 03 May 2021

Në ditën ndërkombëtare të medias ka filluar punën Instituti për Komunikim të Avancuar ‘Publico”, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të këtij instituti, ku thuhet se gazetarët janë në luftë për informimin e saktë dhe të luftimin e lajmeve të rreme.

“Ky Institut ka për qëllim rritjen e nivelit të raportimit, e komunikimit profesional.  Gazetarët kanë një barrë mjaft të vështirë para vetes, jo vetëm informimin e drejt të publikut dhe rezistimin ndaj ndikimeve të ndryshme që cenojnë lirinë e tyre në ushtrimin e profesionit, por edhe luftimin e jo profesionalizmit dhe lajmeve të rreme nga keqpërdorues të hapësirës mediale. Me qëllim të avancimit të lirisë së medias dhe rritjes së nivelit të raportimit e komunikimit profesional, në këtë ditë simbolike nisë punën edhe Instituti për Komunikim të Avancuar – PUBLICO”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Po ashtu në komunikatë thueht se ky Institut do të angazhohet për pavarësinë mediale.

Kjo është komunikata e plotë:

Gazetarët në luftë për informimin e saktë dhe luftimin lajmeve të rreme

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit nderojmë punën dhe sakrificën e gazetarëve dhe të gjithë punonjësve të medieve për t’u dhënë zë të tjerëve duke ekspozuar padrejtësitë.

Mediet e lira janë garancë për një demokraci të fortë.

Kosova, pjesërisht e lirë, sipas raporteve ndërkombëtare, ka nevojë për gardian të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Gazetarët kanë një barrë mjaft të vështirë para vetes, jo vetëm informimin e drejt të publikut dhe rezistimin ndaj ndikimeve të ndryshme që cenojnë lirinë e tyre në ushtrimin e profesionit, por edhe luftimin e jo profesionalizmit dhe lajmeve të rreme nga keqpërdorues të hapësirës mediale.

Me qëllim të avancimit të lirisë së medias dhe rritjes së nivelit të raportimit e komunikimit profesional, në këtë ditë simbolike nisë punën edhe Instituti për Komunikim të Avancuar – PUBLICO.

Publico, vlerëson rolin thelbësor të gazetarëve të lirë dhe profesionistë në prodhimin dhe shpërndarjen e informacionit ndërsa nënvizon rëndësinë e padiskutueshme të informacionit të verifikuar dhe të besueshëm, nevojën për edukim medial dhe luftën e përbashkët ndaj dezinformimit.

Ngritja e kapaciteteve të gazetarëve dhe rritja e cilësisë së raportimit është e domosdoshme për t’u mundësuar qytetarëve ta njohin të vërtetën dhe për të rritur transparencën e llogaridhënien.

Publico do të angazhohet për pavarësinë mediale, pa të cilën nuk do të mund të sigurohej qeverisja e mirë dhe e drejta e vendimmarrjes.

Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit kujtojmë se shumë media dhe reporterët e tyre shpesh pengohen të bëjnë punën e tyre, vetë-censurohen dhe frikësohen në forma të ndryshme nga institucionet dhe grupet e interesit.

Ne u bëjmë thirrje institucioneve të garantojnë sigurinë e medias dhe për të mbrojnë gazetarët në kryerjen e punës së tyre pa frikë”./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera