Lajme

Në ditën e tij të fundit, Trump shpëton nga burgu ish këshilltarin

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 20 January 2021

Në orët e fundit në detyrë, Donald Trump fali ish-këshilltarin e tij, Steve Bannon gjatë valës së fundit të faljeve dhe ndryshimeve të dënimeve.

Pak përpara se të linte zyrën presidenciale, republikani bëri 143 falje dhe ndryshime dënimesh për një numër të madh individësh, përfshirë një ish-mbledhës të fondeve, një reper dhe një ish-kryetar bashkiak. “Presidenti Donald Trump ka siguruar falje për 73 individë dhe ndryshime të dënimeve për 70 individë tjerë”, sqaroi administrata e tij përmes një deklarate.

Fati i Bannonit, një këshilltar me ndikim te Trumpi, i cili e ndihmoi në menaxhimin e fushatës presidenciale të vitit 2016, është parë me mjaft vëmendje. Bannon përballej me akuza federale për mashtrime me një skemë të mbledhjes së fondeve për ngritjen e murit mes të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Sipas akuzës, aid he dy bashkëpunëtorë kishin gënjyer mijëra donatorë duke i thënë se paratë e ofruara prej tyre do të mblidheshin për ndërtimin e një pjese të re të murit. Banon i ka mohuar akuzat me forcë.

-Advertisement-

Ndonëse pati spekulime të mëdha në media, Trump nga ana tjetër nuk fali veten e tij, vajzën Ivanka, dhëndrin, Jared Kushner, dhe dy djemtë Donald Junior dhe Eric. Ai po ashtu nuk ka përfshirë në listë as avokatin e tij personal, Rudy Giuliani, i cili mbështeti pretenduar e pavërtetuara të Trumpit për manipulime në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera