Lajme

Në Ditën e Përkujtimit, Kurti përmend ndihmën e KFOR-it në veri

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 29 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se në Ditën e Përkujtimit nderojmë trimat që kanë sakrifikuar jetën për të mbrojtur lirinë.

Ai tha se si Kosovë jemi përjetësisht mirënjohës për mbrojtjen e jetës dhe lirive tona që na kanë dhënë forcat amerikane.

Siç u shpreh ai, kjo mbrojtje është e pranishme sot kur forcat e KFOR-it, siç u shpreh ai, ndihmojnë institucionet tona të ruajnë paqen.

-Advertisement-

“Në Ditën e Përkujtimit nderojmë trimat që kanë sakrifikuar jetën për të mbrojtur lirinë. Ne në Kosovë jemi përjetësisht mirënjohës për mbrojtjen e jetës dhe lirive tona që na kanë dhënë forcat amerikane. Kjo mbrojtje është e pranishme sot kur forcat e KFOR-it ndihmojnë institucionet tona të ruajnë paqen”, ka shkruar ai në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera