Rozë

Në ditën e fundit të BBVK 2 publikohen statistikat e banorëve që “fituan” më së shumti

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 02 February 2024

Sot (e premte) është disa e fundit për banorët e shtëpisë së edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

E teksa vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe, ky spektakël duket se ka shërbyer si një “trampolinë” e mirë për një numër të madh konkurrentësh, në rrugën e tyre drejt suksesit.

Në raportin e përpiluar nga menaxheri i rrjeteve sociale të Big Brother VIP Kosova, Arsim Namani, i publikuar të premten, tregoi rezultatet e mahnitshme që kanë pasur disa nga personazhet VIP në rrjetet sociale, falë këtij edicioni.

-Advertisement-

Duket se më “e fituara” në Instagram nga të gjithë është bukuroshja nga Gjakova, Santiana Maloku, e cila ka pasur një rritje 151 mijë ndjekësish në Instagram, pasuar nga Vesa Vllasaliu me 108 mijë dhe Kader Kicaj me 95 mijë.

Këngëtarja nga Ferizaj, Iliriana Sadriu, gjithashtu ka fituar 78 mijë ndjekës të rinj falë njohjes së saj në Big Brother, gjersa prpaa nuk ngelet as gazetari Gani Gërmia, i cili ka fituar 76 mijë ndjekës të rinj në Instagramin e tij.

Foto: Arsim Namani/Facebook

Ndërkohë, rezultate të mahnitshme vijnë edhe nga rrjeti social TikTok, ku trangjinorja Edona James ka tejkaluar shifrën e 1.1 miliard kërkimeve mbi hashtagun e saj, pasuar nga Gani Gërmia me afro 900 milionë, dhe Blerando me 840 milionë.

721 milionë njerëz kanë kërkuar hashtagun e banores finaliste Shqipe Hysenaj në TikTok, gjersa plot 437 milionë atë të këngëtarit Blero.

Foto: Arsim Namani/Facebook

Finalja e madhe mbahet sonte (e premte), ku fitues do të zgjidhet njëri prej finalistëve, të cilët këtë edicion janë: Edona James, Blerando, Lumbardh Salihu dhe Shqipe Hysenaj. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera