Lajme

Në Ditën Botërore të shëndetit oral, Vitia njofton se në Klinikën e Ortopedisë së nofullave do të jepen shërbimet e terapisë fikse

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 20 March 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në Ditën Botërore të shëndetit oral ka vizituar Klinikën Stomatologjike në QKUK.

Me këtë rast Vitia ka njoftuar se në Kilinikën e Ortopedisë së nofullave tash e tutje do të jepen shërbimet e terapisë fikse, si shërbim publik për të gjithë, veçanërisht dhe më së pari fëmijët.

Postimi i plotë:

Sot është Dita Botërore e shëndetit oral. Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, në Klinikën e Ortopedisë së nofullave tash e tutje do të jepen shërbimet e terapisë fikse, si shërbim publik për të gjithë, veçanërisht dhe më së pari fëmijët.

Shëndeti oral nuk është luks as thjesht estetikë.

E sot edhe Ardi, e mori këtë shërbim publik, në QKSUK.

Pavarësisht pozitës ekonomike të familjes çdo fëmijë meriton trajtimin e duhur dhe në kohë. Këtë duhet dhe po e ofron sistemi ynë publik.

Mirëqenia e buzëqeshja e fëmijëve është detyrë e institucioneve shëndetësore publike.

BËHUNI PJESË E GARËS KREATIVE!

Të tjera