Rozë

Në ditëlindjen e vëllait, Bebe ia poston këto fotografi me këtë urim (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 21 July 2017

Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur Bebe Rexha.

Kjo pasi që sot feston ditëlindjen vëllai i saj Florenti.

Në këtë ditë të rëndësishme për Florentin, natyrisht nuk ka si të mungojë një urim nga motra e tij Bebe.

-Advertisement-

Ylli shqiptar ka zgjedhur një mënyrë ‘funny’ për ta uruar vëllain.

Ajo në profilin e saj në Instastory ka postuar disa fotografi me të cilat ia uron Florentit ditëlindjen.

Në fotografinë e parë, Florenti shihet në jaht ku i shihen flokët e lidhura dhe duket shumë qesharak.

“Urime ditëlindjen vëllai im”, kishte lënë mbishkrim Bebe.

Por pas kësaj Bebe ka postuar fotografinë e vërtetë me të cilën i uron ditëlindjen.

“Fotografia reale. Haha te dua @florentr urime urime ditëlindjen”, kishte lënë mbishkrim Bebe.

 

Ndryshe, Bebe këto ditë është duke qëndruar në Shqipëri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera