Në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA dërgohet rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë
Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 15 July 2020
Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Eddie Bernice Johnson, i dërgoi një rezolutë kësaj dhome, e cila e dënon gjenocidin dhe krimet e tjera kundër boshnjakëve, të kryera nga forcat serbe në Srebrenicë të Bosnjës, në korrik të vitit 1995.
Rezoluta që u dërgua në Komitetin për Forca të Armatosura u mbështet edhe nga dy kolegët e saj demokratë, Eliot Engel dhe James McGovern.
Në rezolutë thuhet se, nisur nga prilli i vitit 1992, forcat serbe të Bosnjës, të mbështetura nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe, kanë kryer agresion dhe spastrim etnik.
Sipas rezolutës, marrja e kontrollit të territorit përreth Srebrenicës ka rezultuar me një fluks masiv të boshnjakëve që kanë kërkuar mbrojtje brenda dhe përreth Srebrenicës, të cilën Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka shpallur “zonë të mbrojtur” me rezolutën 819, në prill të vitit 1993.
“Forcat serbe të Bosnjës kanë dëbuar gra, fëmijë dhe të moshuar me autobusë, por kanë mbajtur më shumë se 8,000 burra dhe djem, kryesisht boshnjakë, në kampe përqendrimi nën kontrollin e tyre, dhe pastaj i kanë ekzekutuar të burgosurit dhe i kanë varrosur në varreza masive”, thuhet në rezolutë.
Aty po ashtu theksohet se Sllobodan Millosheviq dhe Qeveria e atëhershme e Jugosllavisë e kanë mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë spastrimin etnik, që ka çuar në mbi dy milionë njerëz të zhvendosur, mbi 100,000 të vrarë, dhjetëra-mijëra të dhunuar, torturuar dhe abuzuar.
“Disa zyrtarë të Serbisë dhe të serbëve të Bosnjës, përfshirë anëtarin aktual të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, në mënyrë të rreme e etiketojnë gjenocidin në Srebrenicë si ‘mit të fabrikuar dhe si mashtrimin më të madh të shekullit 20’”, thuhet mes tjerash në rezolutë.
Në fund të saj dënohet gjenocidi i kryer nga forcat serbe në Bosnje dhe dënohen deklaratat, aktet dhe politikat që e vënë në dyshim gjenocidin, ndërsa SHBA-së i bëhet thirrje që të ndjekë politikën, e cila mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës dhe u bën thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të ndalojnë përdorimin e retorikës së ndarjes, për të arritur qëllime afatshkurtra.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vrasjet në Srebrenicë kanë përbërë gjenocid.
Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar ish-udhëheqësin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.
Më 11 korrik, Srebrenica shënoi 25-vjetorin e masakrës.
Të tjera
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...
-
Kurti ‘i dështojnë’ inspektimet, banorët protestojnë për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgje...
-
Pamjet tmerrüese: Dënohet me 15 vite burg arsimtari që püthi nxënësen në Deçan
Me 15 vite burg e asnjëherë më kthim apo ligjërim në shkollë është dënuar, ar...
-
Propozim nga partia e Vuçiqit: Serbia t’i ndërpresë integrimet evropiane
Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviq ka sugjeruar...
-
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet u...
-
Kurti përmendi marrëveshjen Thaçi-Daçiq, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak
Pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së m...
-
15 filma në konkurrim për çmimet Tiantan në Festivalin e Filmit të Pekinit 2024
15 filma nga e gjithë bota, po konkurrojnë për çmimet Tiantan në Festivalin e...
-
Kurti: I ftoj qytetarët t’ia ndërpresin mandatin kryetarëve në veri, nëse mendojnë se nuk kanë qeverisur mirë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 2...