Në dhjetor pritet një përgjigje nga qeveria gjermane lidhur me patentë shoferë
Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 13 November 2019
Emigrantët nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani ende presin njohjen e lejes së drejtimit të automjeteve. E një proces i tillë mund të marrë disa vjet kohë. Por derisa se ajo të ndodhë, po shihet mundësia që shqiptarët në Gjermani të paktën të kalojnë testet në gjuhën shqipe.
Ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj tashmë ka ftesë zyrtare që më 4 dhjetor të jetë në Ministrinë e Transporteve në Gjermani për të marrë një përgjigje për këto dy kërkesa.
Megjithatë, ai thotë në një intervistë për KosovaPress, se nuk di ende cila do të jetë përgjigja, duke kujtuar që një proces i tillë Maqedonisë së Veriut i ka kushtuar pesë vjet, ndërkohë Kosova ka vetëm një vit prej se ka aplikuar.
Në shtator të vitit të kaluar, Republika e Kosovës e kishte dorëzua formularin e plotësor të aplikimit për njohje të patentë shoferëve në Gjermani.
Marrë parasysh që një proces i tillë për Maqedoninë e Veriut ka zgjatur pesë vjet, edhe për Shqipërinë dhe Kosovën mund të marrë kohë të gjatë.
Andaj, ambasadori i Shqipërisë dhe ai i Kosovës patën ndërmarrë një tjetër nismë duke i kërkuar qeverisë gjermane që të paktën gjuha shqipe të jetë një prej gjuhëve të provimit.
Tani një kërkesë e tillë ka arritur në tryezën e specialistëve dhe më 4 dhjetor, ambasadori i Kosovës, thotë se do të marrin një përgjigje.
“Do të kemi një përgjigje të Gjermanisë për çështjen e patentë shoferëve, tashmë kam ftesë zyrtare në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, siç e dini Kosova ka aplikuar për njohjen e patentë shoferëve dhe me datën 4 dhjetor. Jam i ftuar në Ministrinë e Transporteve dhe presim një përgjigje, e cila do të jetë ajo përgjigje ende nuk e dimë. Për të hequr çdo iluzion dua të sqaroj që një proces i tillë për Republikën e Maqedonisë së Veriut ka zgjatur pesë vite e gjysmë, ne jemi në procesin e aplikimit tash vetëm një vit, por ajo që kemi bërë së bashku me homolgun tim nga Shqipëria në Berlin, me zotin Artur Kuko është po ashtu, që pas konsultmeve që kemi pasur të dy me dy qeveritë tona, pasi që edhe Shqipëria është po ashtu në këtë proces, kemi aplikuar, kemi shtruar kërkesën zyrtare që nëse procesi i njohjes së patentë shoferëve zgjat tepër, që qytetarëve përkatësisht shtetasve tanë edh e nga Kosova edhe nga Shqipëria, t’u mundësohet që të kalojnë testet në gjuhën shqipe në gjermani. Dy kërkesa kemi, kërkesën për njohjen zyrtare për patentë shoferë dhe kërkesën për kalimin e testeve në rast se nuk na njihen ende patentë shoferët”, thotë Cufaj.
Ai thotë se nuk ka asnjë informacion se cila do të jetë përgjigja, veçse thekson se ky proces teknik është i lidhur me infrastrukturën ligjore, numrin e aksidenteve në vendin aplikues.
“Pritshmëritë nuk janë të këqija, por siç e thash nuk guxojmë të flasim e të spekulojmë, pasi që vërtetë nuk kam asnjë informacion, është proces thellësisht teknik, është proces i cili lidhet me infrastrukturën ligjore, numrin e aksidenteve që ngjajnë në vendin që aplikon, gjë e cila për Kosovën nuk do të duhej të ishte mjaft pozitive, duke pas parasysh numrin e lartë të aksidenteve, andaj nuk dua të spekuloj por po shpresojmë që do të marrim një përgjigje e cila më pas edhe nëse parashtron detyra dhe sfida për ne si Kosovë, si qeveri, tash qeveri e re, besoj do të ballafaqohemi me sfidat dhe pyetjet na qeveria e Gjermanisë, përkatësisht ministria përkatëse”, tha ai.
Pas gjashtë muajsh qëndrimi në Gjermani, leja ndërkombëtare e drejtimit të automjetit, e të huajve përfundon dhe emigrantët duhet t’i nënshtrohen sërish provimit, praktikë dhe teori, në mënyrë që të marrin një leje drejtimi gjermane.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...