Në dhjetor nisin operacionet për rikonstruktim të gjirit, do të trajtohen 37 femra
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 04 November 2021
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë dhjetorit do të fillojnë operacionet e para për rikonstruktim të gjirit tek femrat e interesuara.
Përmes këtij njoftimi, SHSKUK-ja ka bërë të ditur se “Gjatë tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, një numër i madh i femrave kanë shprehur gatishmëri për t’iu nënshtruar intervenimeve kirurgjike rikonstruktive”.
“Ekipi i kirurgëve plastikë në Kirurgjinë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kontrolluar 55 gra të interesuara për rikonstruktimin e gjirit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, 37 femra është paraparë të trajtohen, ndërsa 18 të tjera do të presin të kalojë periudha 2 vjeçare nga operimi për heqjen e kancerit të gjirit.
“Nga dhjetori i këtij viti do të fillojnë operacionet e para. Është e paraparë të trajtohen 37 femra, ndërsa 18 të tjera do të presin për rikonstruktimin, derisa të kalojë periudha 2 vjeçare nga operimi për heqjen e kancerit të gjirit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në muajin tetor që njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Klinika e Kirurgjisë Plastike ka hapur dyert për të gjitha gratë të cilat kanë kaluar këtë sëmundje dhe duan të bëjnë rindërtimin e gjirit të tyre.
E në kuadër të kësaj këto shërbime për këto gra do të ofrohen falas në koordinim me kirurgë plastik të specializuar në këtë fushë.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Violeta Zatriqi kishte thënë për Kp, se përkundër që këto intervenime kirurgjike kryhen në këtë klinik për më shumë se 10 vite, në mungesë të informacionit këto shërbime nuk janë kërkuar shumë nga gratë në Kosovë.
Zatriqi ka thënë se këtë fushatë e kanë nisur me qëllim që t’u dalin në ndihmë të gjitha vajzave dhe nënave që janë atakuar me kancer të gjirit.
“Ftesa jonë ka qenë sensibilizimi i grave në gjithë Kosovën për mundësinë e rikonstruktimit apo rindërtimit të gjirit pas karcinomës së gjirit. Është procedura kirurgjikale konstruktive për të cilat janë të thirrur t’i kryejnë kirurgët plastik. Qëllimi i krejt këtij njoftimi është sensibilizimi dhe informimi i grave për arsyes e ne mendojmë që gratë kosovare të gjitha gratë, nënat, motrat të cilat janë të atakuara nga kanceri e gjirit nuk e kanë këtë informacion dhe janë të detyruara të bredhin rrugëve të spitaleve rajonale apo private për të realizuar një procedurë të tillë… Kirurgët plastik kanë mundësi që të bëjnë rindërtimin apo rikrijimin e gjirit tek të gjitha këto gra që kalojnë këtë sëmundje mjaftë të rëndë “, ka theksuar ajo.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...