Lajme

Në dhjetor do të nisin operacionet për rikonstruktim të gjirit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 04 November 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga dhjetori do të nisin operacionet e para për rikonstruktim të gjirit, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu është njoftuar se ekipi i kirurgëve plastik në Kirurgjinë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kontrolluar 55 gra të interesuara për rikonstruktimin e gjirit.

Sipas këtij njoftimi, është e paraparë të trajtohen 37 gra, ndërsa 18 të tjera do të presin për rikonstruktimin, derisa të kalojë periudha 2-vjeçare nga operimi për heqjen e kancerit të gjirit.

-Advertisement-

“Gjatë tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, një numër i madh i femrave kanë shprehur gatishmëri për t’iu nënshtruar intervenimeve kirurgjike rikonstruktive”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera