Lajme

Në cilin vit harxhuan më së shumti kosovarët për festat e fundvitit?

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 03 January 2022

Shpenzimet që bëjnë familjet kosovare për festat e fundvitit këtë vit duket se janë ulur.

Sipas një raporti të UBO Consulting, kjo evidentohet përmes krahasimit me 32.6 milionë euro që janë shpenzuar në vitin 2020 dhe 36.1 milionë euro në vitin 2019, njofton Klankosova.tv.

Para fillimit të pandemisë kosovarët harxhuan më së shumti për festat e fundvitit me 36.1 milionë euro.

Për më tepër, numri i familjeve kosovare që festojnë festat e fundvitit është ulur nga 79 përqind në vitin 2020 në 64 përqind të familjeve që festojnë në vitin 2021.

Të tjera