Në cilën moshë është kulmi i jetës sonë seksuale?
Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 03 May 2021
Studimet shkencore kanë treguar se kulmi seksual i një femre vjen në një moshë më të madhe krahasuar me një mashkull, kur ajo e ka mësuar më mirë trupin e saj dhe di se çfarë dëshiron në seks.
Nga ana tjetër, mashkulli, në moshë të re, ka avantazhin e ngritjes së ndjenjës erotike dhe dëshirës seksuale.
Sipas ekspertëve, “seksi i mirë” për burrat kërkon vetëbesim, duke përforcuar teorinë se cilësia është më e rëndësishme sesa sasia.
Prandaj mosha në të cilën ata shijojnë më shumë seksin, është më e madhe se ajo e grave, citon noa.al.
Shkencëtarët sugjerojnë se të rinjtë mund të bëjnë më shumë seks, por kjo nuk do të thotë se ata e shijojnë më shumë, aq më pak, raporti seksual të jetë më cilësor se në moshë të pjekur.
Një studim amerikan me 1.000 njerëz të moshës 18-65 vjeç zbuloi se burrat bënin seks më të mirë pas moshës 32 vjeç dhe gratë në moshën 25 vjeç.
Sigurisht, ky zbulim nuk është “e vërteta absolute”, pasi jeta seksuale e secilit person është e ndryshme dhe në kohë të ndryshme. E po ashtu, e kushtëzuar nga faktorë të tillë si: lindja e fëmijëve, rritja e detyrimeve në shtëpi ose në punë si dhe nëse ka arsye shëndetësore.
Vitet e avancuara dhe jeta seksuale
Një studim nga Universiteti i Çikagos i botuar në British Medical Journal arrin në përfundimin se të dy gjinitë gëzojnë mundësi optimale për të bërë seks ndërmjet moshës 50 dhe deri 69 vjeç me kusht që të mos ketë arsye serioze shëndetësore që ti pengojnë.
Çfarë duhet ditur
Pas moshës 50 vjeç, shumica e burrave përjetojnë probleme në lidhje me diabetin, hipertensionin dhe kolesterolin, të cilat dëmtojnë seriozisht jetën e tyre seksuale.
Për këtë arsye, ekspertët theksojnë se për të qenë aktivë deri në pleqëri, ata duhet t’i kushtojnë vëmendje gjendjes së tyre shëndetësore.
Ndaj me kalimin e moshës meshkujt duhet që të mos lënë pas dore kontrollin vjetor, të mbajnë peshën e tyre në nivele normale, të ushtrohen rregullisht dhe përditshmëria e tyre të jetë në përputhje me udhëzimet e mjekut.
Të tjera
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...