Në cilat materiale mbijeton më gjatë koronavirusi?
Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 03 April 2020
Nga studimet e shumta që po kryen javët e fundit mbi karakteristikat e koronavirusit, një nga më të rëndësishmit është ai mbi jetëgjatësinë tij jashtë organizmave të gjalla. Një e dhënë tejet e rëndësishme, duke menduar se jeta jonë është një shumatore prekjesh, kontaktesh dhe aksionesh ku ndërveprojmë me pajisje të ndryshme.
Studiuesit kanë përmbledhur fazat e jetëgjatësisë së koronavirusit në disa periudha të caktuara.
3 orë. Me sa dihet deri më tani, ky është harku kohor në të cilin koronavirusi mund të mbijetojë dhe të infektojë në formën e spërklave, edhe pse nuk kemi ende prova që një kollitje e vetme mund të shkaktojë infeksion.
Deri në 72 orë. Studimet tregojnë se koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqet e forta dhe të shndritshme deri në tre ditë. Këtu futen të gjitha objektet plastike, ato me xham, si dhe materialet metalike si inoksi dhe çeliku. Ndërkohë, koronavirusi nuk “parapëlqen” objektet në bakër, element nga i cili zhduket pas “vetëm” 4 orësh.
Virusi humb forcën e tij me kalimin e orëve, por është mirë mos të preken materiale të tilla në ambiente publike, dhe në qoftë se kjo ndodh, mos të preket fytyra para se të lahen mirë duart.
Deri në 24 orë. Materialet poroze, si letrat, kutitë e kartonit, por edhe rrobat, shpesh herë mendohet se mbajnë më shumë papastërtitë, por e vërteta është që nuk e favorizojnë virusin, që zhduket pas një dite nga këto sipërfaqe. Gjithsesi, edhe në këto raste, mbeten këshillat e thëna për materialet plastike.
Jetëgjatësia e virusit që ka prodhuar pandeminë përkthehet normalisht në një seri normash që mund të merren në përditshmërinë tonë, edhe kur ajo është e kufizuar.
Kur shkoni në dyqan, mbani gjithmonë me vete produkte antibakteriale, jo të gjitha dyqanet e kanë në dispozicion të klientëve. Kur paguani, edhe pse materiali plastik i kartës së kreditit mund të mbajë gjatë virusin, sërish është e vështirë që të preket nga njerëz të tjerë, dhe këshillohet kundrejt kartëmonedhave dhe monedhave.
Ushqimet në kuti nuk kanë probleme po u dezinfektua pakoja, ndërkohë që rekomandohet që frutat, edhe ato që qërohen, të lahen shumë mirë përpara.
Në dyqanet që kryejnë shërbim në shtëpi, preferoni paketimet poroze, pra me karton dhe letër dhe jo pakot plastike, duke shmangur sa të jetë e mundur personat që ofrojnë shërbimin, dhe që hynë në kontakt me shumë njerëz.
Kini kujdes me gjeste që nga momenti që kryen në mënyre automatike, nuk mendohen si të rrezikshme. Butonat e ashensorëve, mbajtëset metalike, aparatet e tharjes në banjot publike, janë të gjitha potencialisht të rrezikshme.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...