Fokus

Në çfarë niveli do të bisedojë Shpend Ahmeti me Serbinë?

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 08 January 2019

Shpend Ahmeti ka konfirmuar edhe njëherë se bisedimet në Bruksel do të zhvillohen në nivel të shteteve.

“Në nivel të shteteve do të zhvillohen këto bisedime. Kosova ka delegacion shtetëror dhe institucione shtetërore, nuk e kemi ndërruar rendin kushtetues. Kur ka takime me president ka takime me president të shtetit, ku ka takime të tilla me delegacione ka takime me delegacione shtetërore” tha Ahmeti, shkruan gazeta inFokus.

Këtë deklaratë ai e bëri menjëherë pas përfundimit të takimit mes Delegacioni Shtetëror të Kosovës dhe shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherin, ku së bashku me Fatmir Limajn u paraqitën para gazetarëve, jashtë ndërtesës ku u mbajt takimi. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera