Lifestyle

Në çfarë moshe vetëbesimi ynë arrin kulmin?

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 22 September 2020

jatë adoleshencës të gjithë ndjejmë një pasiguri në vete e cila shpesh herë na shkakton ankth dhe frikë. Teksa rritemi shohim që ndjesia e vetëbesimit rritet. Mirëpo, nga një studim i bërë nga ekspertët me 165,000 pjesëmarrës, u arrit në përfundimin se niveli i vetëbësimit në të 20-at tonë nuk është ai më i larti.

Cila është kjo moshë?

Vetëbesimi fillon të krijohet dhe rritet nga mosha 4-11 vjeç. Një nga arsyet është se fëmijët nisin të ndihen gjithnjë e më shumë të pavarur gjatë këtyre viteve. Fillojnë t’i bëjnë gjërat vetë, janë më kureshtarë dhe kjo ndikon në rritjen e sigurisë tek vetja. Gjatë adoleshencës, niveli i vetëbesimit nuk ndryshon.

-Advertisement-

Madje, ka disa studime më të vjetra që thonë se gjatë kësaj periudhe vetëbesimi tek adoleshentët fillon të bjerë. Ndryshimi i ambientit të shkollës, ndryshimet fizike dhe emocionale ndikojnë ndjeshëm tek siguria dhe vetëbesimi.

Nga mosha 15 vjeç e sipër, vetëbesimi nis dhe rritet në mënyrë drastike përgjatë gjithë periudhës së rritjes. Gjatë kësaj kohe ne zhvillojmë më mirë cilësitë e karakterit tonë, jemi më të përgjegjshëm për çfarë bëjmë dhe themi, më të qëndrueshëm emocionalisht dhe marrim role të caktuara në shoqëri.

Në ç’moshë vetëbesimi arrin kulmin?

Nga mosha 60-70 njeriu është në kulmin e vetëbesimit të tij. Pas kësaj moshe nis rënia dhe studimet kanë treguar se në të 90-at ulet ndjeshëm. Kjo lidhet e faktin që shumica e njerëzve mund të kenë humbur partnerin/en apo rolet e tyre sociale. Fatkeqësisht, kjo mund të shkaktojë edhe depresion, a-po çrregullime të tjera që dëmtojnë mirëqënien.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera