Shëndetësi

Në çfarë moshe duhet të mbetni shtatzënë për herë të parë nëse i dëshironi më shumë se dy fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 08 December 2017

Është fakt i ditur se me moshën zvogëlohen edhe shanset për të mbetur shtatzënë.

Sipas një studimi gjerman, nëse jeni duke planifikuar t’i bëni më shumë se dy fëmijë, ju duhet të filloni shumë herët, transmeton Telegrafi.

Por, sa herët?

-Advertisement-

Siç duket, shumicës së njerëzve u ka kaluar mundësia!

Hulumtuesit kishin studiuar 58.000 gra përgjatë tri shekujve, dhe kishin zbuluar se femrat të cilët duan t’i bëjnë më shumë se tre fëmijë (pa IVF) duhet ta ngjizin fëmijën e parë në moshën 23 vjeçare.

Kjo duke u bazuar në faktin se çifti përpiqet për shtatzëninë e radhës pas 15 muajve nga lindja e fëmijës.

Nëse keni filluar krijimin e familjes në këtë moshë, ju keni 90 për qind shanse ta arrini qëllimin tuaj.

Studimi thotë se pa IVF nuk duhet ta lini pas moshës 32 vjeçare për ta krijuar një familje me një fëmijë, për një familje me dy fëmijë duhet të filloni në moshën 27 vjeçare, dhe në moshën 23 vjeçare duhet të mbeteni shtatzënë për herë të parë që të keni shanse t’i lindni tre fëmijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera