Lajme

Në çfarë cilësie ishte Radojiçiq në stërvitjen ushtarake serbe me Petar Petkoviq, Goran Rakiq e oficerë të Ushtrisë Serbe

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 29 September 2023

Para pesë muajsh në Serbi u realizua një stërvitje ushtarake e ushtrisë serbe. Në mesin e shumë pjesëmarrësve aty, ishte edhe njeriu kryesor që udhëhoqi sulmin terrorist të dielën në Banjskë të veriut të Kosovës. Pamjet e Milan Radojiciqit brenda manastirit i publikoi vet Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla.

Në fotografinë e para pesë muajsh, shihet Milani bashkë me shefit e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë Petar Petkoviq, Goran Rakiqin dhe plot gjeneralë të ushtrisë serbe në sfond. Asnjëherë nuk u sqarua se në çgarë cilësie mori pjesë Radojiçiq në këto stërvitje të cilat Serbia i cilësoi si stëvitje historike.

E vetëm pesë ditë pas këtij sulmi, gazeta serbe Vreme ka bërë një analizë, në të cilën e bën një krahasim në mes Radoiçiqit dhe Arkanit.

-Advertisement-

Gazeta ka veç një pyetje. “A do të trajtohet Radojiçiq si “komandant”, ashtu si gjeneralët e policisë ia rrahnin krahët Arkanit shekullin e kaluar?”

Gazeta Vreme, e ka quajtur Radojiciqin Arkani i shekullit 21. Duke përdorur po këtë fotografi të Milan Radojiçiqit të shkrepur në ditën kur ushtria serbe po kryente disa stërvitje, Vreme ka bërë një përshkrim të lidhjeve që njeriu që udhëhoqi sulmin terrorist në veri ka me shtetin serb që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq.

Sipas kësaj analize, Radojiciq mund të merret në pyetje nga shefi i BIA-s serbe Aleksandar Vulin, dhe si përfundim ai të lartësohet për veprimet e tij njëjtë siç u lartësua krimineli Arkan nga gjeneralët e policisë serbe në shekullin e kaluar.

Sipas gazetës serbe, presidenti i Serbisë nuk e di nëse Milan Radoiçiq komandonte një grup të armatosur serb në Banjska. “Ndoshta ky më i fuqishmi dhe – bashkë me kumbarin Zvonko Veselinoviq – njeriu më i pasur në veri të Kosovës ka qenë atje në cilësinë e zbatuesit apo korrierit?”, ka shkruar Vreme.

Gazeta ka elaboruar edhe deklaratën e djeshme të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kur tha se Radojiçiq ndodhet në Serbi dhe se do të merret në pyetje nga organet e rendit atje.

“Posa të gjejë pak kohë Radoiçiq do të jetë para organeve kompetente. Aleksandar Vuçiq nuk tregoi se në çfarë rrethanash do të duhej të merrej në pyetje Radjiciqi. Siç thotë ai, në tre ditët e fundit ka fjetur vetëm një orë e 48 minuta, vetëm 18 minuta më shumë se kur ishte mysafir në RTS”.

Megjithatë sipas Vremes, Vuçiq gjeti forcën për të shpallur zgjedhjet provinciale, parlamentare dhe lokale në një numër ende të panjohur qytetesh.

“Këtu ka një problem. Çfarëdo që Serbia arriti apo synonte në Kosovë, grupi me Radoiçiqin i hodhën benzinë ​​dhe i vunë flakën. Vuçiq e pranon këtë publikisht. Atëherë pse nuk e dëboi “Zotin e Veriut” nga vrima e çelësit të bravës”, pyet Vreme, analiza e së cilës del në konkluzion se statusi i sotëm i Radoiçiqit përkon me atë të Arkanit të fundit të shekullit të kaluar.

“Ndaj edhe ai ndan të njëjtin qëndrim ndaj vetes. Që të dy i lanë shumë borxhe punëdhënësve të tyre, morën shumë njohuri dhe fuqi dhe morën pasuri dhe ndikim edhe më të madh”

Sipas Vesti, nga ky krahasim ka vetëm një ndryshim, nuk ka fotografi të Sllobo Millosheviqit me Arkanin, ndërsa ka një fotografi të Vuçiqit me Radoiçiqin për një album më të guximshëm.

“Një analogji është ilustruese këtu. Në fund të viteve tetëdhjetë, kur Arkani ishte në gjyq për një kazino të paligjshme, ai tregoi letrat e një kredie për blerjen e një shtëpie në Ljutice Bogdan që kishte marrë gjatë punës në Sigurimin e Shtetit. Ata nuk e pyetën asgjë më shumë dhe ai ishte vetëm në fillim të asaj që do të bëhej më vonë. A mundet Radoiçiq të bëjë diçka të ngjashme? Le të themi, të nxjerrë nga xhepi dokumentet nga të cilat shihet se ai ka vepruar në frymën e politikës së Vuçiqit të përmbledhur në fjalinë “Serbia nuk do të rrijë duarkryq në sulmin e parë ndaj serbëve në veri të Kosovës””.

Sido që të jetë, sipas kësaj analize, Radoiçiqit nuk do t’i mungojë asgjë. Çmimin e “luftës së tij për liri” po e paguajnë serbët në Kosovë, ashtu siç e paguajnë kroatët për Arkanin

“Në fund, është e mundur që edhe drejtori i BIA-s të jetë në mesin e autoriteteve kompetente para të cilëve do të paraqitet nënkryetari i Listës Srpska – nëse arrin dhe gjen vend parkimi – sapo të kthehet nga pelegrinazhi nga Jeruzalemi. Ka vetëm një pyetje: a i drejtohet sot Aleksandar Vulin Radoiçiqit, si “komandant”, ashtu si gjeneralët e policisë ia rrahnin krahët Arkanit?”, pyet gazeta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera