Lajme

Në Bruksel nuk e dinë datën e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 29 April 2017

BE-ja pret që dialogu ndërmjet Prishtiëns dhe Beogradit të vazhdojë në frymën e angazhimit konstruktiv, të paktën kështu ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.

Megjithatë ata ende nuk e dinë ndonjë datë për vazhdimin e dialogut, transmeton lajmi.

Edhe pse rasti Haradinaj ndikoi në rritjen e tensioneve, Komisioni Evropian nuk pret që kjo çështje mund ta ngrijë dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.

-Advertisement-

“Ajo që ne presim është se në dy javët e ardhshme dhe në muajin në vazhdim të vazhdojë dialogu, me angazhim konstruktiv nga dy anët”, ka thënë Kocijancic për Tanjug.

Sipas saj një datë e re për fillimin e dialogut ende nuk është përcaktuar.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, u ndërpre pasi Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në të cilën thuhej se dialogu duhet të pezullohet deri në lirimin e Haradinajt nga Gjykata e Colmarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera