Në Bruksel kërkojnë që ura mbi Ibër të hapet sa më shpejt
Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 18 October 2018
Në raportin e plotë për Kosovën që u miratua ditë më parë nga Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, është vlerësuar progresi i Republikës së Kosovës në raport me procesin e liberalizimit të vizave, megjithatë ka pasur edhe kritika për mos përmbushjen e disa marrëveshjeve teknike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, shkruan Gazeta Express.
Në pikën 34 të këtij raporti ky Komitet, bënë thirrje për hapjen sa më të shpejtë të Urës së Ibrit, dhe kërkon respektimin e plotë të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.
“Bëjmë thirrje edhe një herë për hapjen e shpejtë dhe të pa penguar të urës së Mitrovicës, e cila përbën një hap të rëndësishëm të ribashkimit të qytetit. Bëjmë thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjes së lirisë së lëvizjes, dhe u bëjmë thirrje autoriteteve serbe dhe kosovare që të nxisin kontaktet ndërmjet komuniteteve lokale në mënyrë që të forcohet dialogut”, thuhet në raportin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Lidhur me këtë çështje drejtuesi i dialogut teknik në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Avni Arifi, në një prononcim për Gazetën Express, thotë se Ura e Ibrit është dashur që të hapet qysh në muajin Prill të këtij viti, megjithatë sipas tij një gjë e tillë po bllokohet nga Serbia e cila nuk po i implementon marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, Ura e Ibrit është dashur të hapet qysh në muajin Prill të këtij viti. Nuk ka asnjë arsye pse një marrëveshje e tillë nuk po implementohet. Ajo është njëra prej disa marrëveshjeve të cilat Serbia po i mbanë peng dhe nuk po i implementon, sikurse marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve dhe ajo për energji”, është shprehur Arifi.
Sipas tij çështja e bllokimit të hapjes së Urës mbi lumin Ibër është peng i politikës bllokuese të Serbisë.
“Këto marrëveshje për shkak të mungesës së vullnetit politik serb nuk po implementohen. .Është vetëm çështje e vullnetit politik, nuk ka asnjë arsye tjetër. Me fjalë të tjera nuk po e hapin se nuk po donë me e hapë”, është shprehur Avni Arifi, drejtues i dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
I pyetur rreth nismës së kryetari të Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtirit, për hapjen e Urës së Ibrit, Arifi ka thënë se nuk dëshiron që të komentojë nisma të tilla.
Ndërkohë për këtë ditë më parë ka folur kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.
Haradinaj ka thënë se hapja e Urës së Ibrit nuk është çështje e hapjes vetëm për një ditë. Ai madje ka thënë se i ka kërkuar Bahtirit që të ketë kujdes sa i përket kësaj çështje. E Bahtiri thotë se hapja e urës do të bëhet me një koncert duke thënë se aty do të shfaqet këngëtarja latinoamerikane për të kënduar.
Gazeta Express i ka drejtuar pyetje lidhur me këtë edhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, megjithatë deri sot nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Të tjera
-
Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lu fte
Policia serbe ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka krye...
-
Çështja e dinarit: Besnik Bilslimi flet pas takimit tre palësh në Bruksel
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Hovenier kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe ...
-
Kjo është deklarata e plotë në Polici e gruas së Akil Gjakovës: “Kam fotografi të dhúnës së ushtruar ndaj meje” (Dokumente)
Në një deklaratë të dhënë më 13 prill në stacionin e policisë në Pejë, S.Gj e...
-
Serbia dënon Shqiprim Arifin me rreth 500 euro pse vendosi flamurin kombëtar për 28 Nëntor
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dina...
-
Rasti “Reflektori”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër gjashtë personave
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë persona...
-
Karabinierët italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së
Gjatë ditës së sotme, karabinierët italianë kanë trajnuar policinë ushtarake ...
-
Guvernatori i BQK’së takohet me zyrtarë të Bankës Botërore, flasin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në SEPA
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është takuar me zyrt...
-
Reuten: Jankoviq të lirohet menjëherë nga autoritet serbe, frikësimi duhet të ndalohet
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se arrestimi i zëvendësdrejtori...
-
Sveçla: 1 mijë e 498 kosovarë janë ndaluar e maltretuar nga Serbia
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bashkë me Ministre...
-
“Disa persona ma kanë blloku ligjëratën”: Xhevat Krasniqi s’lejohet ta mbajë ligjëratën, telefonon Policinë
Pas shumë protestash e bllokadash, sot Lëvizja Feministe Studentore bllokoi e...