Kulturë

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u shënua 110 vjetori i Kongresit të Manastirit

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 07 November 2018

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina Bunjaku mori pjesë në shënimin e 110-Vjetorit të Kongresit të Manastirit. 

Me këtë rast zëvendësministrja Bunjaku tha se “pos rëndësisë kulturo-letrare e gjuhësore, kjo ngjarje projekton edhe përcaktimin properëndimor të shqiptarëve në rrafsh politik e strategjik. Kongresi i Alfabetit realizoi njërën nga aspiratat e mëdha të Rilindësve tanë. Ëndrra e Naimit, Samiut, Pashko Vasës e De Radës… që u bë realitet në nëntor 1908”.

“Në këtë përvjetor ju mbetet profesionistëve të bëjnë bilancet e arritjeve apo edhe ngecjeve eventuale, e ne si bartës institucionesh të jemi krah tyre kur do që ata kanë nevojë. Sigurisht bashkë do ti kujtojmë e nderojmë baballarët e shkrimit shqip, iluministët më të mëdhenj që lindi Shqipëria”, tha zëvendësministrja Bunjaku.

-Advertisement-

Më këtë rast u bë përurimi i ekspozitës nga Koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Abetarja shqipe (1906-2018) – ilustrime dhe tipografi ku të pranishëm ishin pjesë studiues, profesorë, albanolog, profesionist të kulturës nën udhëheqjen e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës Fazli Gajraku, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani dhe Kryetari i Fondacionit Arsimor, Kulturor dhe Humanitar-ALSAR, Mehdi Gurra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera