Lajme

Në Beograd mbahet raundi i katërt i dialogut për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 12 Dhjetor 2017

Tryeza e katërt në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën do të organizohet sot nga Oda Ekonomike e Serbisë në Beograd.

Takimi në fjalë është organizuar për të diskutuar problemet për furnizimin me mallra dhe shërbimet në Kosovë, ku përveç biznesmenëve dhe anëtarëve të kësaj ode të pranishëm do të jenë edhe drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe sekretari i përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq,transmeton Klan Kosova.

Raundi i parë i dialogut u mbajt më 30 tetor dhe në të morën pjesë mbi 40 avokatë, profesorë universiteti, dhanë mendimet e tyre për zgjidhjen e problemit të Kosovës , gjersa takimi tjetër bashkoi shkencëtarët nga instituti i akredituar nga shkencat humane dhe sociale në Serbi.

-Advertisement-

Ky dialog është iniciuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy